Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do ta këtë edhe një shans tjetër për të arritur fazën kualifikuese për “Eurobasket 2021”.
Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2021, skuadrat lidere të secilit grup kanë vazhduar tutje, pra e kanë siguruar vendin në kualifikime, derisa dy ekipet e fundit të grupeve tani janë sistemuar në grupe të tjera dhe kështu e kanë fituar edhe një shans për të siguruar një vend në kualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet pas dy viteve.
Kosova përfundoi si e treta në Grupin B dhe tashmë është sistemuar në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht dhe fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.
Orari i Përfaqësueses së Kosovës:
Grupi G:
3 Gusht 2019: Luksemburgu – Kosova.
7 Gusht 2019: Kosova – Britania e Madhe.
14 Gusht 2019: Kosova – Luksemburgu. 17 Gusht 2019: Britania e Madhe – Kosova.