Kosova ka filluar të ndiejë pasojat e saksioneve

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 12:00 | Nga Muhamet Spahiu

Për pak muaj pasojat e saksioneve kanë filluar të ndjehen në ekonominë e Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe World Bank, deficit tregtar është më i lartë për 4,4% në muajin korrik 2023, krahasuar me korrikun 2022. Deficiti në këtë periudhë ka arritur në 444,7 milion euro, krahasuar me deficitin prej 426,1 milion euro në vitin 2022.

Sa i përket kategorive të eksportit dhe importit, dy kategoritë kanë regres. Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 është 67,3 milion euro, ndërsa importi 512,0 milion euro, që është një rënie prej (-11,8%) për eksport, si dhe një rritje prej 1,9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Shqetësuese është fakti që edhe më 2022 kishte rritje të lartë të importit.

Nëse vazhdohet me këto trende, do të kemi trende negative në të gjitha indikatorët/kategoritë ekonomike. Qeveria e Kosovës duhet ta marrë si apel këtë gjendje dhe të vë në lëvizje të gjithë aktorët për sanimin e gjendjes.

Nuk po e marrë të drejtën të bëjë direkt rekomandime, edhe pse vështirë do të kishte kundërshtime, megjithatë është e rrugës që në këtë gjendje duhen ekspertë dhe masa emergjente.

Të ngjashme