Kosova ka nevojë për një Institucion të Pavarur Fiskal, GAP propozon tri opsione

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 12:00 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti GAP ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Institucionet e pavarura fiskale të themeluara në shumë vende të botës luajnë një rol të rëndësishëm në monitorimin e politikave fiskale, mbajtjen e stabilitetit fiskal dhe përgatitjen/monitorimin e parashikimeve makroekonomike, u tha nga folësit. Në Kosovë, ndër vite janë shfaqur sfida në proceset buxhetore dhe fiskale si mospërputhja e dokumenteve buxhetore afatmesme me ato vjetore dhe vlerësimi buxhetor i politikave të reja pa ndonjë analizë më të thellë.

Instituti GAP propozon tri opsione të mundshme për themelimin e një institucioni fiskal të pavarur në Kosovë: 1) institucion fiskal i pavarur si institucion i ndarë; 2) zyrë parlamentare në kuadër të Kuvendit të Kosovës, ose 3) institucion fiskal në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Blendi Hasaj, drejtor Ekzekutiv i Institutit GAP, ka thënë se në vend tek pjesa e financave publike në vijimësi vërehet se mungon një vlerësim i pavarur institucional dhe disa nismave qe prekin ndjeshëm pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit dhe menaxhimin e parasë publike.

Ai ka shtuar se është vërejtur se nga qeveria kemi një mosbashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumente rë tjera afatmesme strategjike që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik në vend,

“Në Kosovë tek pjesa e financave publike në vijimësi vërehet se mungon një vlerësim i pavarur institucional dhe disa nismave qe prekin ndjeshëm pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit dhe menaxhimin me paranë publike. Pra, është vërejtur se nga qeveria kemi një mos bashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumente tjera afatmesme strategjike që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik në vend, mirëpo gjithmonë ka munguar pastaj një reagim institucional qe e ve në pah këtë gjë. Ose kemi pas ndër vite disa tentime nga qeveritë dhe ministritë e ndryshme të cilat kanë përbë ndër vete vendime ad-hoc që kanë tronditur pjesën e financave publike, sikurse në vitin 2010 që ishte një rritje ad-hoc e pagave, dhe ka intepretime që është dashtë të merren me pjesën e menaxhimit me disa finance publike”, tha ai.

Rrona Zhuri, koordinatore e Hulumtimeve në Institutin GAP, e cila bëri prezantimin e raportit, theksoi se institucionet e pavarura fiskale të themeluara në shumë vende të botës luajnë një rol të rëndësishëm në monitorimin e politikave fiskale, mbajtjen e stabilitetit fiskal dhe përgatitjen/monitorimin e parashikimeve makroekonomike.

Në Kosovë, sipas saj, ndër vite janë shfaqur sfida në proceset buxhetore dhe fiskale si mospërputhja e dokumenteve buxhetore afatmesme me ato vjetore dhe vlerësimi buxhetor i politikave të reja pa ndonjë analizë më të thellë.

“Një ndër sfidat kryesore është mospërputhja e planeve strategjike me buxhetin afatmesëm. Gjithashtu ka edhe mos-përputhshmëri të dokumenteve afatmesme buxhetore me buxhetin vjetor. Një sfidë tjetër që është vërejtur ndër vite është vlerësimi buxhetor i politikave të reja ose legjislacionit. Kemi vërejtur që në raste të fushatave zgjedhore janë propozuar ndryshime legjislative ad-hoc vetëm për qëllime politike. Lidhur me këto sfida në Kosovë nuk ka pasur një institucion të pavarur që monitorues i cili ka bërë mbikëqyrjen e qeverisë. Deri tani këto vlerësime janë bërë nga organizata joqeveritare si Instituti GAP, organizatat dhe donatorët si Banka Botërore, FMN e të tjera. Duke, marrë parasysh gjitha këto është vërejtur nevoja për themelimin e një institucioni të pavarur fiskal. Mandati i këtij institucioni duhet të jetë i fokusuar në vlerësime të pavarura të parashikimeve fiskale dhe makro ekonomike, vlerësime të respektimit të rregullave fiskale dhe vlerësime buxhetore dhe konstatim të politikave”, ka thënë Zhuri.

Ajo me këtë rast ka prezantuar edhe tri opsionet se si mund të krijohet një Institucion i Pavarur Fiskal në Kosovë.

“I pari është institucioni fiskal i pavarur si institucion i ndarë, i dyti është zyre parlamentare në kuadër të Kuvendit, dhe i treti është institucion fiskal në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ne kemi ofruar edhe disa Rekomandimet për Kosovën rekomandimi i parë është që të  themelohet një institucion i pavarur fiskal sipas kërkesave minimale të caktuara nga direktivat e Komisionit Evropian, si dhe parimeve kyçe të caktuara nga OECD. Të sigurohet që institucioni fiskal i themeluar, qoftë në formë të ndarë nga institucionet tjera, ose si pjesë e ZKA ose Kuvendit, të ketë pavarësi të plotë. Të bëhet rekrutimi i drejtë dhe i paanshëm i udhëheqësit/es, anëtarëve si dhe stafit teknik. Të përfshihet ky institucion në proceset e buxhetit, të rregullohet kjo sipas legjislacionit vendor (p.sh. të përfshihet në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike). Të angazhohet asistencë teknike nga institucionet ndërkombëtare me përvojë në këtë fushë në fillim të operimit të këtij institucioni”.

Sanja Madzarevic-Sunster, ekonomiste e lartë për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, theksoi se parimet me të cilat duhet të funksionojnë institucionet e pavarura fiskale janë pavarësia, komunikimi i hapur dhe llogaridhënia, si dhe qasja e hapur në informata

“Jetojmë në Evropë që është e ekspozuar për fat të keq ndaj konflikti ushtarak, zinxhirit furnizues që po shkurtohen, rikustrukturohet, dhe kjo pasiguri sjell ndikim tek cikli ekonomik. Një lloj rilindje të këshillave fiskalë kanë ndodhur pas krizave fiskale globale, nevoja urgjente për krijimin e këtyre është më urgjente se ajo 2008. Ta kemi një mbulueshmëri financiare të qëndrueshme. Të kemi perspektiva afatmesme”, tha ajo.

Abdylmenaf Bexheti, anëtar i Këshillit Fiskal të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se duke marrë parasysh që Kosova ka borxhin publik më të ulët në Ballkanin Perëndimore, vendi ka një avantazh shumë të madh ta bëjë sa më shpejt që është e munduar një institucion të tillë.

“Mendoj se pavarësisht se Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet e fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk e kanë krijuar këtë. Kosova ka një avantazh shumë të madh ta bëjë sa më shpejt që është e munduar për shkak të hapësirës fiskale që e ka goxha të lartë. Relativisht hapësirat më të madhe fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor i ka Kosova por ajo shumë shpejt mund të harxhohet ashtu siç ciklet ekonomike bëhen sa më të shpeshta, sfidat janë gjithnjë më të shpeshta. Por mendoj se e ka këtë avantazh posaçërisht në aspektin e borgjin e ulët publikë shumë. Për dallim prej Kosovës borxh publik të ulët në Ballkanit Perëndimor ka Bosnja dhe Hercegovina por gjithë të tjerët jemi në pika kritike posaçërisht ne në Maqedoni”, ka thënë ai.

Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, theksoi se para themelimit të një institucioni të tillë, duhet të ketë debat të gjerë publik, që të arrihet konsensus dhe zotim, që rekomandimet që do të jepen do të merren parasysh.

“Ekzistenca e një institucioni tillë do ta bënte punën shumë më të lehtë, në qoftë se kishte pasur analizat e sakta, të dhëna të sakta, nuk ish dashtë të shpenzoj orë e ditë të tëra që me analizu tabela, shifra dhe të vij tek disa analiza çfarë i kemi. A kemi institucion të pavarur? Kam frikë se praktika në këto 25 vite na ka treguar qe ne kemi krijuar zyre, kemi adaptuar edhe ligje, shpeshherë duke mos marrë kontekstin aktual dhe duke dashur të dalim më mirë me një raport, të zbatojmë një rekomandim, mirëpo kur kemi analizuar kontributin e saj në praktikë, diskrepanca ka qenë shumë e madhe. Ne kemi plot ligje që kemi adaptuar, kemi një spektër të caktuar me ligje të avancuara shumë më mirë se vendet e rajonit, mirëpo implementimin në praktikë e kemi të mangët. Do doja të kemi një institucion të pavarur, por do doja që të kemi një institucion rekomandimet e të cilit do të merren parasysh”, tha ajo.

Vlora Spanca, auditore e Përgjithshme nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), u shpreh se shteti duhet të ketë të dhëna të sakta për një menaxhim në të mirë të buxhetit të shtetit dhe se Kosova duhet t’i forcojë mekanizmat ekzistues për më shumë kontrolle buxhetore.

Sipas Spancës, ZKA-ja nga vlerësimet kombëtare e ndërkombëtare është vlerësuar si institucionin suprem i auditimin me pavarësinë më të lartë në nivel rajonal.

“Në ZKA, fjala kyçe është pavarësia, parimi i pavarësisë. Në këtë aspekt janë bërë vlerësime edhe në nivel rajonal edhe në nivel kombëtar, ku ZKA-në e kanë vlerësuar si institucionin suprem i auditimin me pavarësinë më të lartë në nivel rajonal. Ne prijmë për nga pavarësia në nivel rajonal, ne prijmë nga besueshmëria që qytetarët kanë në raport me ZKA-në, edhe prijmë në aspektin se sa e mbajmë qeverinë llogaridhënës për mënyrën e ekzekutimit dhe përdorimit të buxhetit. Ne publikojmë raportin vjetor të auditmin në kuadër të së cilës në japim opinionin e auditimit për pasqyrat e buxhetit të shtetit. Këto dy vitet e fundit prej nga marrja e pushtetit kemi dhënë opinion të kualifikuar, nuk është dhënë më herët”.

“Kërkesat tona karshi raportimit financiar janë rritur sepse kemi kërkuar që shteti me pasë të dhëna të sakta për pasuritë, të dhëna të sakta për llogaritë e arkëtueshme, për obligimet të cilat nuk i ka paguara shtetit”, ka thënë ajo.

Themelimi i një institucioni të pavarur fiskal duhet të bëhet sipas kërkesave minimale të caktuara nga direktivat e Komisionit Evropian, si dhe parimeve kyçe të caktuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), të ketë pavarësi të plotë duke pasur edhe procese të rekrutimit të paanshme, si dhe të përfshihet themelimi i tij në proceset e buxhetit, theksohet në raport.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Të ngjashme