Kosova ka pasur arritje të mëdha, është përballur me sfida të shumta

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 11:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen solemne të Qeverisë tha se në dekadën e parë të Kosovës si shtet i pavarur ka pasur arritje të mëdha mirëpo është përballur edhe me sfida të shumta.

Haradinaj gjatë adresimit në mbledhjen solemne të Qeverisë tha se Kosova është një shtëpi e cila është ngritur me flijimin e shumë brezave.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se në dekadën e dytë të pavarësisë së Kosovës, do të arrihet një stad zhvillimor dhe do të ofrohet mirëqenie më e mirë për të gjithë qytetarët.

“Kosova në prag të shënimit të dekadës është një shtet, një shtëpi e ngritur me flijimin e shumë brezave. Ne po ndërtojmë një shtet model ku secili qytetarë, grup etnik, fetar apo gra dhe burra me diversitet e projektojnë vullnetin e tyre duke krijuar vepra të mëdha që na mbajnë shtet”, tha Haradinaj.

Ai tha se është i vetëdijshëm se nuk janë përmbushur pritjet e qytetarëve për një shtet modern por se janë në rrugë të drejtë së bashku me ndihmën e ndërkombëtarëve.

 

Të ngjashme