Historike: Kosova mposht Sllovakinë

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Dardanët” kanë arritur të mposhtin Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 4-3 në ndeshjen e play-off-it për Botërorin 2026 që do të mbahet sivjet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndonëse sllovakët ishin të parët që kaluan në epërsi, Kosova ia doli të barazojë përmes Veldin Hoxhës.

Megjithatë, vendësit arritën të riktheheshin në lojë sërish në fund të pjesës së parë, duke shënuar për 2-1.

Por, me të nisur pjesa e dytë, Fisnik Asllani barazoi shifrat në 2-2.

E Florent Muslija ishte ai që e çoi Kosovën në epërsi, 3-2.

12 minuta më pas, Kreshnik Hajrizi shënoi për 4-2.

Kur u mendua se gjithçka përfundoi, sllovakët shënuan për 4-3, 2 minuta pa përfunduar 5 minutat e shtesës.

Por, deri në fund nuk pati më ndryshim në rezultat, dhe Kosova siguroi fitore historike.

Me këtë fitore, Kosova e pret Turqinë më 31 mars në “Fadil Vokrri” për biletën finale për në Botëror. 

22:16 – Kosova shënon për herë të katërt

Dardanët kanë shënuar edhe golin e katërt, për rezultatin 4-2.

Goli erdhi nga Kreshnik Hajrizi në minutën 72.

21:25 – Kosova kalon në epërsi përmes Florent Muslijës

Florent Muslija ka shënuar për 3-2, nga një gjuajtje e lirë në minutën e 60-të.


21:50 – Kosova barazon përmes Asllanit

Fisnik Asllani ka shënuar në minutat e parë të pjesë së dytë për të barazuar shifrat në 2-2.

Goli i tij erdhi pas një harkimi të mrekullueshëm nga Mërgim Vojvoda.


21:30 – Ndëshkohemi në fund të pjesës së parë

Sllovakia ka arritur të rikthejë epërsinë në minutën 45.


21:26 – Edhe pesë minuta deri në fund të pjesës së parë (1-1)

Kanë mbetur edhe më pak se 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt të pjesë së parë.

Kosova pati disa raste, por ende nuk po arrin të gjej golin e epërsisë.


21:17 -Gjysmë ore lojë, rezultati ende i barabartë (1-1)

Po luhen 15 minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes Sllovaki-Kosovë.

Rezultati vazhdon të jetë i barabartë, ai i minutës 21./ klankosova

Të ngjashme