Kosova kthehet me një pikë nga Greqia

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte ka regjistruar ndeshjen e shtatë radhazi pa fitore, duke marrë barazimin e dytë në Ligën e Kombeve, krahas edhe pesë humbjeve të pësuara nga ndeshjet e kaluara.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në kuadër të grupit të tretë në Ligën C, ‘Dardanët’ arritën të marrin një pikë nga udhëtimi te Greqia.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin olimpik ‘Spyros Louis’ të Athinës ka përfunduar baras dhe pa gola, pavarësisht rasteve të mira për të shënuar që kishin të dyja skuadrat.

Momenti kyç i ndeshjes ishte minuta e 19’të kur portieri, Arijanet Murici, priti penalltinë e ekzekutuar nga Anastasios Bakasetasit.

Ndryshe, Greqia tani ka 8 pikë dhe renditet në pozitën e dytë në grup, kurse Kosova renditet një pozitë më poshtë me 2 pikë.

Të ngjashme