Delegacioni i AKB-së i kryesuar nga kryetari Agim Shahini po vazhdon takimet në kuadër të Forumit 2018 pranë Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrës ku po diskutohen tema të rëndësishme për tregtinë botërore me vizion deri në vitin 2030, duke vazhduar me takime bilaterale të niveleve të ndryshme me rëndësi të veçantë për Kosovën, ku sot u takuam me Paolo Garzottin, zëvendës-shef i Misionit të BE-së në OKB dhe Marie –Pierre Nicora – zyrtare e Tregtisë të Misionit të BE-së në OKB.
Gjatë takimit, Shahini prezantoi të arriturat e Kosovës në aspektin legjislativ që ka të bëjë me harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore me atë të BE-së dhe duke tentuar të harmonizohen edhe me OBT, Organizatë për të cilën Kosova aspiron të jetë pjesë e barabartë me vendet e tjera në këtë organizatë me renome botërore për të cilën rregullon raportet tregtare në tërë botën dhe inkurajon investitorët më shumë që të vijnë në Kosovë.
Ndërsa Paolo Garzotti, zëvendës-shef i Misionit të BE-së në OKB tha se Kosova duhet të përparoj edhe më shumë në aspektin e harmonizimit të ligjeve që kanë të bëjnë me tregti dhe industri por edhe me integrime si pjesë e e kritereve që ka edhe BE-ja por edhe OBT-ja. Për të qenë Kosova anëtare me të drejta të plota duhet që të ngrit në nivel të lrtë shtetëror lobimin dhe avokimin nëpër vendet e rëndësishme që kanë ndikim të madh në OBT për anëtarësim. Deri më tash lobimi i Kosovës dhe interesimi i saj për të qenë pjesë e OBT-së është i ultë dhe për këtë duhet të ngritet niveli për të qenë më afër anëtarsimit të Kosovës në OBT.
Aspiratat e Kosovës mund të plotësohen vetëm me punë dhe përgjegjësi të lartë për të aplikuar fillimisht si proces për të cilën kan kaluar të gjitha shtetet të cilat janë anëtare, por ajo duhet të punoj që të jetë anëtare në OBT.
Në të kundërtën Kosova është larg aspiratave për të qenë pjesë e barabart me vendet ku i takon Kosovës të jetë. Kosovën nuk mund ta pengon askush të jetë pjesë e OBT-së por për Kosovën nuk mund të punon askush përvec Kosovarëve dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojm këtë proces tha z.Paolo Garzotti.