Pas humbjes 6:0 nga Kroacia, Kosova ka pësuar tjetër humbje. Kësaj radhe ekipi i Albert Bunjakit është mposhtur 3:0 nga Ukraina.
Kosova ka pësuar humbjen e dytë me radhë në kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. Pas humbjes shokuese 6:0 nga Kroacia, ekipi i Albert Bunjakit ka pësuar humbje prej 3:0 nga Ukraina, përcjell Gazeta Express.
Kosova ishte duke kërkuar barazimin deri në minutën e 80’të të ndeshjes. Kombëtarja e Kosovës sulmonte vazhdimisht në pjesën e dytë dhe kishte rastet e veta për ta barazuar rezultatin, sidomos përmes Bernard Berishës, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë.
Kur u mendua se Kosova mund të arrijë diçka në këtë ndeshje, erdhi ndëshkimi ku Dardanët pranuan dy gola të tjerë pas minutës së 80’të.
Artem Kravets shënoi në minutën e 31’të, dhe dy të tjera pas minutës së 80’të, Andriy Yarmolenko dhe Ruslan Rotan shënuan për rezultatin përfundimtar 3:0.
Derisa në ndeshjen tjetër në Grupin I, Kroacia mposhti Finlandën 1:0.