Këshilli i Ministrave ka ratifikuar në mbledhjen e kësaj të mërkure, marrëveshjen me Kosovën për lehtësira të ndërsjella në doganë.
“Miratuam projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Kosovën sa i përket zbatimit të lehtësirave të ndërsjella reciproke në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në nëntor dhe tashmë marrëveshja shkon në parlament. Kjo marrëveshje do të lehtësojë tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duka njohur të gjitha licencat e të gjitha agjencive doganore që ndodhen në kufij, duke unifikuar kontrollet doganore të dy vendeve, duke ulur kohën e kontrollit doganor”, bëri të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Po ashtu, ministrja njoftoi edhe ratifikimin e marrëveshjes që parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit./A2