Kosova me formacion 4-3-3 kundër Gjeorgjisë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë në kualifikime për Botëror 2022 kundër Gjeorgjisë në Batumi sonte

Në dy ndeshjet e para Kosova nuk ka arritur që të fitojë asnjë pikë, kurse sonte synon që të merre pikët e para në kualifikime për Katar 2022.

Për këtë Bernard Challandes ka startuar me një formacion sulmues, 4-3-3.

Në portë për Kosovën nga minuta e parë sonte ka startuar, Aro Muriç. Në katërshen mbrojtëse janë: Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Florent Hadërgjonaj.

Në mesfushë janë: Valon Berisha, Dresevic dhe Halimi.

Në treshen sulmuese janë Elbasan Rashani, Vedat Muriqi dhe Lirim Kastrati.

Të ngjashme