Grupi për studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar diskutimin me temën “Përgjysmimi i numrit të ministrive përmes një ligji për qeverinë”. Aty u tha se 15 ministri janë të mjaftueshme për Kosovën, ndërsa u konkludua se pakicat kanë përfaqësim më të madh në vendimmarrje se çdo shtet tjetër i rajonit dhe me gjerë, raporton EkonomiaOnline.
Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Albana Rexha, tha se Qeveria e tanishme është më e madhja në Ballkan, andaj mendon se ligji për Qeverinë është i domosdoshëm.
“Qeveria e tanishme është qeveria me strukturën më të madhe në Ballkan sa i përket numrit të ministrave dhe zëvendësministrave. Momentalisht kjo strukturë është në duar dhe me vullnetin e vetëm të kryeministrit ne jemi dëshmitar si është formuar qeveria e tanishme. Ky ligj i tillë do ta fuqizonte reformën në administratën publike”, tha ajo.
Koordinatori Nacional për Reforma në Administratë, Besnik Tahiri tha se për këtë qëllim kanë vendosur që të shtyjnë përpara pakon e reformës shtetërore, e cila sipas tij mundëson zvogëlimin e ministrive dhe të zëvendësministrave.
Ideja ime ka qenë qe si qeveri Haradinaj të shtyjmë pakon e reformës shtetërore. Nuk ka logjikë të kemi ligj për qeverinë pa pasur ligj për pagat, nuk ka logjik pa e rregulluar ligjin civil. Shumicën dërmuese të defekteve i kemi ne ligj. Kjo qeveri ka 18 zv të pakicave, nuk ka shtet që i jep vendimmarrje më shumë se Kosova komunitetit pakicë. Unë si koordinator mendoj që 15 ministri janë te mjaftueshme për funksionin e Qeverisë. Në secilën ministri ka dy zëvendësministra, ministra me protofolo. Unë kam mbështetjen e Kryeministrit që te prezantoj diçka të mirë për Kosovën”, tha ai.
Juristi, Visar Morina tha se Kuvendi duhet të ushtrojë kontroll mbi qeverinë dhe ministritë.
“Parlamenti si organ ligjvënës dhe në të njëjtën kohë si mbikëqyrës duhet që të ushtrojë një kontroll shumë me efikase sa i përket numrit të ministrive”, tha ai.
Edhe njohësi i çështjeve juridike, Robert Muharremi, tha se numri i ministrive dueht zvogëluar.
Madje ai kërkoi që kjo çështje duhet të rregullohet me Kushtetutë.
“Ne jemi një vend shumë i vogël që të kemi aq shumë ministri.
Numri i madh i zv ministrave nuk duhet te reduktohet me ligj po me kushtetutë.”