Përfaqësuesja e Kosova ka marrë lajm të mrekullueshëm para ndeshjes me Bullgarinë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
‘Dardanët’ zhvillojnë dy ndeshje në muajin qershor, fillimisht më 7 takohen me Malin e Zi në Podgoricë e më pas udhëtojnë në Sofje për t’u përballur me Bullgarinë.
Me këta të fundit që kanë marrë një lajm të keq, pasi Marcelinho nuk do të jetë pjesë e ekipit për shkak të lëndimi, transmeton lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari bullgar Teodor Borisov, i cili shkroi se braziliani i natyralizuar nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë dhe Kosovës.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dyja skuadrave përfundoi me barazim 1-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me ekipin e Bernard Challandes që huqi shanse të arta për të marrë pike të plota.
Edhe Kosova nuk do ta llogarit në shërbimet e Hekuran Kryeziut, që pësoi lëndim të rëndë me Zurichun.