Kosova ka siguruar pikën e parë në fazën kualifikuese për Euro 2020.
Ekipi që drejton Bernard Challandes, ka barazuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, 1:1 me Bullgarinë.Ka qenë Vasil Bozhikov që ka shënuar për mysafirët për 0:1 në minutën e 39-të. Pastaj ka qenë Arbër Zeneli që ka barazuar me një supergol në minutën e 61-të.