Kosova ndal me barazim Holandën

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Reprezentacioni i Kosovës në futsall ka arritur barazim pa gola ndaj Holandës në miqësoren e parë.

Për tërë ndeshjen, “Dardanët” nuk u dorëzuan, madje patën edhe mundësi shënimi, shkruan Gazeta Express.

Djelmoshat tanë treguan paraqitje fenomenale. Madje, humbën dy penallti nga 9 metra.

Kjo ishte ndeshja e parë e Arben Simitçiut si trajner i Kosovës në futsall.

Të ngjashme