Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se boksierët e përfaqësueses së Kosovës të rinjë dhe U-22 do ta përfaqësojnë Kosovën në 2 turne ndërkombëtare dhe kampionatin Evropian U-22.
“1).Me 07-12. Mars 2022 në Sofia (Bullgari) mbahet turneu nderkombëtar memorial “EMIL JECHEV”. Kosova përfaqesohet me 2 boksier 71kg.Dior Berisha,86kg.Taulant Jakupi dhe trajneri i kombëtares Mehmet Haxhani.
2).Me 08-14.mars 2022 në Budva (Mali I Zi) mbahet turneu nderkombëtar “Adriatic Pearl”.Kosova përfaqesohet me 3 boksioerë 57kg.Dion Konushevci,60kg.Planet Berisha,92+kg.Donat Syla,1 boksiere 75kg.Alnera Brahimi dhe trajneri (sel.i femrave) Faton Xhakli.
3).Kosova në Kampionatin Evropian U-22 I cili mbahet në Porec (Kroaci) me 11- 24 mars 2022 përfaqësohet me 3 boksierë 54kg.Bashkim Bajoku,67kg.Shpetim Bajoku,86kg.Remzo Mustafiç, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar që do të ndaj drejtësinë Latif Demolli”