Dardanët kanë arrit që ta rikthejnë rezultatin në epërsi ndaj skuadrës daneze.
Vetëm dy minuta pasi u barazua rezultati, futbollisti Bersant Celina arriti që ta tundë portën e portierit danez.
Sulmuesi danez Eriksen realizoi golin e parë për skuadrën daneze në minutën 63’, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se ishte sulmuesi Rrahmani ai i cili arriti ta shënoi golin e parë për skuadrën kosovare në minutën e 41′.
Ndeshja miqësore është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.