Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në parakualifikimet e Eurobasket 2025.

Në shortin e hedhur sot, “Dardanët” përfunduan në Grupin H së bashku me Zvicrën dhe me Danimarkën.

Duke i pasur parasysh emrat e kundërshtarëve, mund të thuhet se Verdhekaltrit e patën një short të kënaqshëm, i cili mund t’ia mundësojë kalimin në fazën eliminatore të Evropianit të basketbollit, që do të mbahet pas dy vjetësh. 

Të ngjashme