Kosova në pritje të datave për fillimin e gërmimeve për të zhdukurit në territorin e Serbisë

Prishtinë | 17 Gus 2024 | 08:35 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Republika e Kosovës është në pritje të datave nga Serbia për fillimin e gërmimeve për personat të zhdukur gjatë luftës së fundit, ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Gara ka thënë se janë në pritje për përcaktimin e datës për fillimin e gërmimeve në tri lokacione në territorin e Serbisë, ndërsa takimi i 2 korrikut me delegacionin serb ka qenë vazhdimësi e takimit të 31 janarit.

Ai ka thënë se në atë takim janë të paktën 20 raste ose lokacione të cilat janë adresuar që t’u lejohet qasja nga ana e Serbisë.

“Takimi i 2 korrikut, pra takimi i Grupit Punues për Personat të Zhdukur me delegacionin e Serbisë me ndërmjetësimin e komuniteti ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mekanizëm që funksion nga viti 2004-2005, ka qenë takimi i dytë këtë vit, pra pas takimit që është mbajtur me 31 janar. Takim i mbajtur pas më shumë se dy vite e gjysmë, për shkak se Serbia nuk ka reflektuar kundrejt, kërkesës së kryeministrit të Kosovës, për të bërë zëvendësime të nevojshme në hierarkinë e tyre ose delegacionit të tyre, në kuptim të zëvendësimit të emrave që mbesin edhe përgjegjës për pjesën e kohës së luftës për shkak të pozitave zyrtare që kanë mbajtur, por edhe përgjegjës në kuptimin e mungesës së bashkëpunimit dhe dhënies së informacioneve. Takimi i 2 korrikut ka qenë vazhdimësi e takimit të 31 janarit. Janë të paktën diku 20 raste ose lokacione ose kërkesat në të cilat ne kemi qenë të fokusuar gjatë këtyre takimeve”, ka thënë ai.

Gara ka thënë se kërkesat kanë qenë për qasje në arkivat e institucioneve të Serbisë për Brigadën 37, Brigadën 549, si dhe një serë rastesh të tjera individuale.

Ai ka theksuar se kanë pasur kërkesa edhe për qasje për një sërë lokacionesh brenda territorit të Serbisë, duke përmendur lokacionet në Batajnica, Ptrovo Sella dhe lokacionin në afërsi të Liqeni i Peruqacit (Bajna Bashta).

Gara ka potencuar se është shumë e domosdoshme që Kosovës ti lejohet qasja në arkivat e Serbisë.

“Duke filluar nga kërkesat ose dukë bërë përpjekje ti prioritizojmë kërkesat për qasje ne arkivat e institucioneve të Serbisë në mënyrë të veçantë po flasim për arkivin e Brigadës të motorizuar 37. Apo edhe Brigadës të motorizuar 549. Të dhëna për qasje ne arkivat, sigurisht kanë qenë në sër rastesh, edhe për rastet individuale që kemi kërkuar informacion plotësuese. Duke filluar nga rasti i profesor Ukshin Hotit, rasti i doktor Hafir Shalës, rasti i Xhavit Haziri, rasti i Sahide Metushit, rastin e Sinan Dautit, një fëmijë që përkundër të dhënave që kemi pasur, vendodhja e tij mbete e pa ndriçuar dhe një sërë rastesh tjera”.

“Krahas këtyre kërkesave me shumë prioritet janë listuar edhe kërkesat për një sër lokacionesh brenda territorit të Serbisë, tani më të shënjuara që është lokacioni për të filluar gërmimet si raste të eja ose si raste të reja. Ose lokacione që përkundër gërmimeve që janë realizuar deri më tani përgjatë këtyre 25 viteve, në mënyrë të veçante po flas për tri lokacionet e adresuara për vitet e para të pas luftës. Ne kemi kërkuar që të kthehemi në këto lokacione, siç është për shembull rasti në Batajnica, Ptrovo Sella dhe në afërsi të Liqeni i Peruqacit (Bajna Bashta), në mënyrë të veçante po e adresojmë rastin e Batajnica, për shkak se përkundër faktit që në këtë lokacion, këtë zonë që tani është zonë ushtarake, ashtu siç ka qenë në kohën e luftës. Përkundër faktit që janë gjetur dhe zhvarrosur më shumë se 700 viktima shqiptar, që janë riatdhesuar, megjithëatë në bazë të një vlerësimi dhe një analize që po e bëjmë duke ndërlidhur pastaj me rastet e masakrave që janë kryera, ne kemi ardhur në përfundim që janë më shumë se 50 viktima që janë në listën e personave të zhdukur që mund të jenë në këtë zonë, nëse nuk janë në këtë zonë sigurisht do të kemi edhe lokacione të reja. Por të gjitha këto raste duhet të konfirmohen nga të dhënat, nga arkivat e institucioneve të Serbisë”, ka thënë ai.

Gara ka thënë se nga takimet që kanë zhvilluar presin që të fillojnë gërmimet në dy, deri në tri lokacione brenda territorit të Serbisë.

Ai ka shtuar se prioritet mbetet lokacioni në Batajnicës, si dhe dy lokacione në regjionin e Novi Pazarit.

“Në gjitha këto takime, gjitha këto raste që i potencova, pra më shumë se 20 raste, 20 lokacione janë adresuar, ri-adresuar, në përpjekjet të prioretizimit. Ajo që është e rëndësishëm që të theksohet nga këto takime ne shpresojmë dhe presim që të paktën do të kemi dy, deri në tri lokacion brenda territorit të Serbisë, në kuptim të gërmimit vlerësues. Në baze të diskutimeve për ne prioritet mbetet lokacioni në Batajnica, për shkak të dhënave të shumta përfshirë edhe të pamjet satelitorë. Nuk përjashtohen dy lokacionet që mbesin ne regjionin e Novi Pazarit, me që kemi thënë në vazhdimësi që përkundër punës që është kryer gjatë vitit 2021, në lokacionin Kizhevak dhe gërmimet që janë kryer në lokacion 2014, në guroren në Rudnicë varrit masiv. Zona e Rashkës dhe regjioni i Novi Pazarit, mbesin si lokacione të pa përfunduar për ne. Besoj që do të jenë edhe dy lokacione në regjionin e Novi Pazarit, me saktësisht një lokacion që është në mesë Tutinit dhe Novi Pazarit, që është krucilae që të kemi edhe të dhëna nga institucionet e Serbisë, për shkak të specifikave të këtij lokacioni.  Edhe këtë rast është lokacion më afër kufirit me Kosovës në lokacionin Kozarevë”, ka thënë ai.

Gara ka shtuar se si rezultat i takimeve që kanë mbajtur deri më tani, Kosova do të duhej që të kishte pranuar nga Serbia datat për fillimi e gërmimeve në këto lokacione.

Ai ka thënë se është çështje ditës kur Kosova do të pranoj caktimin e datave për të filluar gërmimet në territorin e Serbisë.

“Tani do të duhej ti kishim pranuar datat qoftë për fillimin e gërmimeve në lokacionet të cilat iniciohen si lokacione të reja, apo edhe për të vazhduar edhe gërmimet që janë adresuar pas viteve të luftës. Është çështje për ne do të duhej që tani të kishim data, megjithatë jemi në pritje të caktimit të datave nga pala serbe. Po e marrim me shumë kujdes caktimin e datës për shkak qasjes politizuese të tyre, kundrejt këtij procesi, megjithatë është çështje ditësh, mos të them javësh që duhet të kemi data për vazhdimin e gërmimeve”, ka thënë Gara për EO.

Të ngjashme