Kosova nënshkruan marrëveshje doganore me Arabinë Saudite

Prishtinë | 04 Dhj 2024 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al Jadaan, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave z. Agron Llugaliu dhe atasheun doganor z. Bekim Mehmetaj”, ka thënë Murati .

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. 

“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike”, ka shkruar Murati

Të ngjashme