Edhe pse nuk kanë pasur ndonjë paraqitje në muajin e fundit, Kosova dhe Shqipëria janë ngritur në ranglistën e re të FIFA-s.
Kosova është ngritur për një pozitë, ndërsa Shqipëria për dy.
Rezultatet e dobëta të Namibisë kanë bërë që Kosova nga pozita e 121-të, të ngjitet një më lartë, në të 120-n. Namibia ka rënë për tetë pozita dhe tash është e 121-a.
Njëjtë ka ndodhur edhe me Shqipërinë, veçse kuqezinjtë kanë avancuar në pozitën e 64-të për shkak të rezultateve të dobëta të Ekuadorit dhe Hondurasit.