Kombëtarja e Kosovës do t’i fillojë zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Stërvitja do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në orën 18:30.
Menjëherë pas stërvitjes, në orën 20:00, përzgjedhësi Bernard Challandes do të paraqitet në konferencë për media.
Ndërkohë, Kombëtarja U21 stërvitjen e fundit para nisjes për në Andorrë do ta mbajë nesër (e hënë), në orën 16:00, në fushën “Top Football” në Mazgit.
Në të njëjtën fushë Kombëtarja U21 do t’i zhvillojë edhe dy stërvitje pas kthimit nga Andorra, më 8 dhe 9 qershor në orën 17:00, derisa stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Turqisë do ta zhvillojë më 10 qershor, në orën 19:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”.