Përkundër asaj që pritej, lufta në Ukrainë ia ka dobësuar Kosovës pozicionin në raport me Serbinë.
Përkundër asaj që thuhej e pritej, Kosova nuk i ka avancuar interesat e saj në raport me Perëndimin – marrëdhëniet janë të tensionuara – edhe pse nuk thuhet në publik.
Përkundër asaj që pritej, Serbia e ka menaxhuar shumë më mirë pozicionin e saj “edhe-edhe”. Dhe përkundër asaj që pritej, Serbia e ka forcuar shumë pozicionin e saj në raport me Perëndimin, edhe përkundër faktit që nuk i vuri sanksione Rusisë.
Entuziastët në Shkurt të këtij viti vetëm sa nuk shpallën një Serbi të përfunduar. U tha në atë kohë që Serbia përfundimisht po e mbeshtetë Rusinë dhe se Perëndimi do t’ia tregojë vendin këtij shteti, e rrjedhimisht Kosova do të fitojë nga kjo situatë.
Përkundër asaj se si do të duhej me mendu, politika ndërkombëtare – kuptimi i saj, nuk është një zanat i lehtë e aq më pak ndërmarrje emocionale.