Nuk je
patriot vetëm se të luftosh për atdheun.
Kontributi që mund t’i japësh vendit apo
shoqërisë bëhet edhe në mënyra të tjera.
Ka momente kur mendon se të gjithë e duan vendin
ashtu sikur ti. Por, ndonjëherë kur ske qëndrim stabil dhe e vë në dyshim
qëndrimin tënd, këtë smund t’a thuash për të tjerët.
Gjithsesi edhe po ta urresh, nuk është fryma e
fundit e këtij vendi.
– JO.
Nuk ka mbetur fati i Kosovës në duart tua, të
atij, apo të atij që fshikullon duart.
Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me
qytetarët e saj.
Fatkeqsisht lufta nuk qe një leksion për ne që
të vazhdojmë të qëndrojnë bashkë.
– Qytetarët i ndau politika.
Menjëanë ata, menjëanë këta, dhe të gjithë
kishin një refren “E përparuam këtë vend”.
Zhvillimet politike në vend i kanë bërë konfuz
qytetarët e vendit.
Dinamika
e qështjes së bisedimeve ka marrë një kthesë.
Zgjedhjet në BE, pastaj pandemia patën ndikim në
këtë drejtim.
Këtë hendek e shfrytëzuan ShBA, duke emërtuar
një emisar z. Grenell për zgjidhjen e problemit të Kosovës, të provojë të
mbyllë këtë qështje të hapur mes dy shteteve Kosovë-Serbi.
Siq
duket proceset brenda BE-së dhe deklarimet e tyre rreth kundërshtimit për
ndryshimin e kufijve patën ndikim në këtë proces.
Gjithashtu zhvillimet në BE dhe mos liberalizimi
i vizave për Kosovën kanë qenë direkt determinues në jetën sociale dhe
mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet
vendeve respektuese që e kanë njohur Kosovën është lënë anash nga politika
kosovare, duke mos e shfrytëzuar kapacitetin e tyre për të qenë partnerë në
shumë fusha, si dhe lobimi i tyre në vendet që se kanë njohur Kosovën të jetë
më i madhë dhe më domethënës.
Politika kosovare vazhdimisht është deklaruar
për ruajtjen e substancës dhe integritetit teritorial, si dhe rendit të
brendshëm kushtetues. Edhe pse ishin deklarata populiste shpresojmë të mos
dorëzohen.
Në këtë proces të dialogut, që duket se ka ardhë
në fillimin e fundit të saj, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për të qenë
unike dhe të ketë qëndrimin e saj.
Tani është nevoja të lëvizet çdo gurë, që kjo
qështje të përfundojë në favor të Kosovës dhe ruajtjes së teritorit dhe
integritetit të saj kushtetues.
Fuqia e presionit duhet të hiqet nga Kosova, ajo
duhet të përqëndrohet në shtetin serb, dhe reciprociteti të jetë përfundimi i
bisedimeve që do të thotë njohje reciproke mes dy vendeve.
Përndryshe një marrëveshje historike në dëm të
Kosovës, për gjeneratat e ardhshme do të jetë një problem i ngrirë me mundësi e
zgjerimit të problemit edhe në shtetet e rajonit.
Autor: Msc.Skender Berisha