Me qëllim të sensibilizimit të institucioneve dhe qytetarëve lidhur me anomalinë e boshtit kurrizor të quajtur Spina Bifida, në sheshin Zahir Pajaziti janë shpërndarë fletëpalosje.
Doktoresha Valbona Stavileci e cila merret me trajtimin e kësaj anomalie ka bërë të ditur lidhur me vështirësitë e trajtimit të kësaj anomalie, raporton EkonomiaOnline.
Ajo më tutje tha se nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me numrin e personave të prekur me Spina Bifida.
Sipas neforloges Stavileci, në Kosovë mungon vetëdijesimi i qytetarëve për trajtimin e hershëm të kësaj anomalie.
Ndërsa, Mirlinda Shala, neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tha se merren me identifikimin e kësaj anomalie tek të porsalindurit, raporton EO.
Shala më tutje bëri te ditur se trajtimi i kësaj anomalie ka kosto të lartë buxhetore dhe personat e prekur nuk janë mbështetur nga institucionet gjegjëse.
Sami Leku, babai i një vajze tetë vjeçare të prekur nga Spina Bifida, tha se trajtimi i kësaj anomalie është i kushtueshëm.
Ai bëri të ditur se trajtimin e kësaj anomalie, vajza e tij e ka bërë në Shkup.