Destabilizimi i Balkanit po bëhet edhe më i mundshem falë implikimit skandaloz te ambasadave ne perpjekjet e reja per fuqizimin dhe faktorizimin e Serbisë, për kinse « largimin e saj nga Rusia ». Ne fakt, kjo veç po e trimëron Serbinë, në versionin e saj më të keq, për sabotime e shantazhe politike që synim kanë de-shtetëzimin e Kosovës dhe Bosnes.
Largimi i Serbisë nga Rusia po bëhet apo po tentohet të bëhet (sepse kjo s’do ndohe kurrë) sidomos në kurriz të Kosovës dhe të Bosnes por edhe në kurriz të stabilitetit afatgjat në Ballkan. Kjo qasje është totalisht në shpërputhje me strategjitë evropiane të ketyre 20 viteve karshi Ballkanit.
Dhe, paradoksalisht, Kosoves po i bie të paguaje dy herë: një herë per stabilitetin si bosht strategjik i Evropes dhe tash per destabilitetin eventual, si pasoje e qasjes utopike per « ndarjen e Serbise nga Rusia.
Prandaj ambasadat e vendeve te Kuintit kane tash qasje gati armiqsore ndaj Kosoves duke mos ia respektuar asaj as Kushtetuten as integritetin territorial per te cilat ata vet kane 22 vite qe investojne kohe e para.
Prandaj deklarata e tyre e fundit ishte idioteske dhe skandaloze. Deklarate qe duhet te denoncohet nga secili politikan, nga secila media, nga secili person që Kosoven e do shtet normal e funksional.
Thjesht, Kosova nuk eshte aty per kusuritje ne pazaret e reja rajonale.