Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e marra për funksionalizimin e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.
Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka hartuar draftet e para të udhëzimeve administrative që parashihen me Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, por nuk i ka miratuar ato.
Ky ligj ka hyrë në fuqi në fund të muajit të shkuar ngase kështu e ka përcaktuar neni 10 i tij, kurse afati për nxjerrjen e akteve nënligjore ka qenë fundi i muajit maj.
Por, këto akte nënligjore, sipas Orhan Hajrizit, nga Zyra për Informim në Ministrinë e Drejtësisë, aktualisht janë në fazë të konsultimeve, përkatësisht në këtë ministri janë në pritje të komenteve apo propozimeve eventuale nga aktorët relevant vendor dhe ndërkombëtar, raporton Tribuna Channel.