Kosova nxënës i dobët

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 09:10 | Nga Avni Arifi

A mëson diçka Kosova nga krizat globale apo, më mirë me thanë, pse nuk mëson Kosova nga krizat globale?

Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, për çdo vend që mendon u pa se çka ndodh kur ndodh luftë apo sanksione në një vend furnizues i naftës. Kriza të tilla edhe pas kesaj lufte sigurte do te ndodhin.

Në vitin 2022 çmimi i naftës ka pasë mbërri në afër 2€, kurse çmimi i energjisë elektrike ka pasë mbërri nga rreth €100 në €600. Kosova është dashtë me ditë se sa e ndijshme është nga zhvillimet e tilla. Edhe pse kanë kaluar 4 vjet, Kosova nuk e ka ndërmarrë asnjë hap që të mbrojë veten. Të gjitha vendet e rajonit, përveç Shqipërisë, kanë ndërtuar apo trashëguar rezerva të karburanteve të paktën për 90 ditë. Kosova dhe Shqipëria varen vetëm nga rezervat e kompanive dhe sa herë që ka krizë qeveritë e tyre synojnë që këto kompani t’i shtrydhin për me përballu krizën globale.

Për 90 ditë apo edhe 120 ditë krizë Kosovës krijimi i rezervave të naftës do t’i kushtonte rreth €200 milion. Shumë ma mirë do të ishte për Kosovën që të ndërtojë këto rezerva se sa aq pare të jepeshin me i fitu zgjedhjet, Alpin Baba. Vendet e rajonit i kanë ngrit çmimet, por rezervat po i ruajnë. Nëse vazhdon me javë apo me muaj kriza e Hormuzit, çmimi i naftës mund të shkojë edhe në €3 e €4, kurse çmimi i tillë do ta pamundësojë ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët.

“S’ka faj Kurti që është luftë në botë”, do thonë të shpëlarët nga truri, kurse sa i përket çmimit të energjisë, as pas pesë vitesh asnjë veprim s’është ndërmarrë për ndërtimin e kapaciteteve vendore, kurse veç këto ditë dy blloqe të termocentraleve kanë rënë nga sistemi. Ditë të arta po vijnë për mafian energjetike.

Të ngjashme