Kosova organizatore zyrtare e “MEDS 2021”

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Në Bazel të Zvicrës, u mbajt konferenca e koordinatorëve të shteteve anëtare të MEDS (Meeting of Design Students), me ç’rast Kosova u zgjodh si vendi pritës i punëtorisë më të madhe të dizajnit dhe arkitekturës në Evropë, për vitin 2021.  

Në mesin e shteteve konkurruese ishin Kroacia, Gjeorgjia, Armenia dhe Kosova, e cila u shpall e para.

MEDS (meeting of design students), mbledhë për çdo vit, më shumë se 300 studentë të fushave të dizajnit e arkitekturës nga e gjithë Evropa dhe bota.

Në vitin 2021, MEDS-Miqt, do të organizohet në Prishtinë, nga Meds Kosovo, për të bërë ndërhyrje urbane në lagjet e Prishtinës! Kosova merr pjesë në punëtoritë e organizuara nga MEDS që nga viti 2010!

Ndërsa sot, me votat e shumicës së Koordinatorëve Nacional të shteteve anëtare, Kosova është organizatori zyrtar i MEDS 2021.

Të ngjashme