Nuk ka dalje në det, megjithatë Republika e Kosovës është pronare e tokave pranë bregdetare, në Mal të Zi.
Disa sosh në Kotorr i bleu qysh në vitin 1963 dhe i shfrytëzoi kryesisht për ekskursione deri në luftën e fundit. Që nga ajo kohë vendi më nuk ka zhvilluar ndonjë veprimtari në hisen e vet.
Këto prona aktualisht janë duke u shfrytëzuar nga vetë banorët e Malit të Zi ndonëse nuk dihet për çfarë qëllime.
E përveç që e shfrytëzuan, në 2020-ën qytetarë të kësaj ane edhe e paditën Kosovën.
Nga këtu lindi edhe kundërpadia e Republikës ndaj shtetit malazez për të konfirmuar pronësinë.
”Duke u gjendur para kësaj situate dhe provave të cilat i kemi posedu ju kemi përgjigjur edhe palës paditëse edhe gjykatës me të gjitha shkresat dhe provat të cilat i posedojmë mirëpo në të njëjtën kohë ne kemi bërë padi edhe ndaj republikës së malit të zi gjegjësisht në komunën e Budvës në zonën kadastrale Beqiq që të na njihet e drejta e pronësisë dhe në të njëjtën kohë kemi kërkuar edhe masën e sigurisë”, thotë Sami Istrefi, avokat i shtetit.
Procesi gjyqësor tashmë ka nisur, dhe sipas Istrefit janë mbajtur disa seanca të cilat për çështje procedurale dhe për shkak se në disa raste munguan të paditurit, të njëjtat dështuan.
Mediet në Mal të Zi raportuan se Kosova po kërkon kthimin e 4 mijë e 500 m2, por avokati i shtetit Sami Istrefi, Kosova është duke e angazhuar një ekspert të gjeodezisë në Malin e Zi për të vlerësuar sipërfaqen e tokave dhe për të precizuar për cilat toka bëhet fjalë.

Klan Kosova nga burimet në AKP merr vesh se nga gjitha tokat sa Republika e Kosovës ka jashtë territorit, 21% e tyre, apo 35 parcela ndodhen në Malin e Zi.
Sipas AKP-së, rasti më eklatant është prona e ndërmarrjes shtetërore Rekreatours Prishtina e zëvendësuar me Rekreatours Budva dhe shumica e këtyre pronave janë jashtë kontrollit të Agjencisë së Kosovës së Privatizimit.
Edhe ky institucion po ndjekë aktualisht procedurat gjyqësore.