Amerikë na fal, kemi sjellë budallë në pushtet!
Kosova para sanksioneve të reja: A ka kush me i nalë kta njerëz?
1.
Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se veprimet e fundit të të Qeverisë së Kosovës janë të pakoordinueme. “Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë.”
2.
Shtetet e Bashkueme t’Amerikës e ndihmuen Kosovën t’i krijojë mundësitë që ofron Liria për të cilën luftoi shtatë javë ditë së bashku me aleatët e saj.
Kjo mundësi çoi tek shteti kombëtar i 17 shkurtit 2008.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Miller po thotë se Qeveria e Albin Kurtit po i rrezikon ato. Pra, simas deduksionit logjik, Qeveria Kurti po e rrezikon shtetin, po thotë Amerika zyrtare!
Hesht Kuvendi, opozita, shoqnia civile dhe bota akademike totalisht e nënshtrueme e për marre t’dheut.
3.
David Kanin, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe ish analist i agjencisë amerikane të zbulimit CIA për Ballkanin, tha se Kosova “udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë.” Kjo, simas Kanin, “i jep avantazh Serbisë”.
Elita intelektualë s’ka, janë nacionalizu.
Opozita (e tana nacionaliste) heshtë, se druen mos Kurti po korrë ndoj sukses në veri e i zë mallkimi i tradhtisë!?
Përndryshe përplasja e Kosovës me Perëndimin âsht në gamën e ndikimit rus dhe në doktrinën e Srpski svet (Bota Serbe), që Kosova politike përbrenda të përplaset me Perëndimin rreth veriut, kurse jashtë tue përdor Islamin politik, përmes korrumptimit (edhe mentalisht!?) për sulme xhihadiste, si rasti i nji shqiptari këto ditë në Vjenë.
4.
Analisti amerikan dhe profesori, Edward P.Joseph ka thânë se Albin Kurti me veprimet e tij “të njëanshme dhe të pakoordinuara” me SHBA-në, ka kundërshtuar qëndrimet e tij të thella të cilat i ka shkruar në shkrimin autorial në New York Times e datës 5 korrik.
5.
Mas reagimit të tillë të ShBA-së, me pasë shoqni politike e qytetari, spaku gjys’ milioni kosovarë normalë, duhej me protestu paqësisht, në sheshin kryesor të kryeqytetit, nashta me javë e muej, në mbrojtje të shtetit kosovar e të aleancës me ShBA e kundër degdisjes së Qeverisë në ndikimin rus, që po i krijon avantazhe Serbisë.
6.
Liria nuk âsht kurrë ma shumë se nji brez larg zhdukjes. Duhet me luftu për të, të mbrohet dhe t’u kalohet atyne për me bâ të njâjtën.” (Ronald Regan)
P.S.
Çou Kosovë! Ora âsht 5 n’12.