Negociatat nën rrebeshin e non–paperëve: Bashkësia ndërkombëtare përkatësisht BE dhe SHBA po insistojnë në vazhdimin e negociatave me Serbinë në ndërkohë që Serbia nuk e çanë pallën për këtë. Kryeministri Kurti, në lojën e shahut politik bëri përpjekje që negociatat me Serbinë t’i trajtojë si: “ biren e fundit të kavallit..”. Nëse i dhezë, mirë, nëse jo e vazhdojmë sipas Borrellit dhe mashtruesit ordiner, Mirosllav Lajçak. Pata menduar se më të keqe për Kosovën se Mogerinin, nuk mund ta gjeni as në Shumadi e tash, pas këtij super mashtruesi të quajtur Lajçak, Mogerini del të jetë si:“ Shën Mëria e pavirgjër..” Ngadalë, nën presionin ndërkombëtarë, vazhdimi i bisedimeve me Serbinë pësoi ndryshim në listën e prioriteteve të kryeministrit të Kosovës, tash është thuaja i pari në këtë top-listë. Në lojërat që e shoqërojnë prapaskenën ku rëndom luhen lojëra të ndyra e për të cilat publiku i thjeshtë merr vesh pasi të jetë kryer puna dhe mbase as atëherë, u gjuajtë një datë e mundshme për takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryepeshkopit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, 11 maji 2021. Në ndërkohë kryeministri Kurti shkoi në Bruksel me ekspertin për çështje ekonomike të cilin, me një alkimi që e zotëron vetëm Albin Kurti e shndërroi në ekspert për integrime evropiane dhe bisedime me Serbinë e që , për mua dhe besoj edhe për shumicën është befasi e dorës së parë aq më parë që Besnik Bislimi, deri më tani ishte i njohur si tabula razë për integrime evropiane dhe bisedime me Serbinë. Disi jam i bindur që tani Besnik Bislimi është njeriu më i besuar i kryeministrit Kurti dhe njeriu më i përshtatshëm, nëse kërkohet, të sakrifikohet, pa derdhur një pikë lot për të, si djali i hazreti Ibrahimit! Në treshen përfaqësuese të Kosovës ishte edhe urryesja më e madhe e të burgosurve politikë shqiptarë, e luftës së UÇK-së dhe sidomos e Bacë Adem Demaçit, tash e katapultuar si ministre e jashtme e Kosovës, Donika Shvarc – Gërvalla. Kryeministri Kurti , e refuzoi takimin e 11 majit me arsyetim (të argumentuar) se nuk ka pasur ftesë zyrtare për këtë takim dhe se, sipas traditës kosovare:“ vetëm në varrim dhe në kryeshëndosh shkohet pa ftesë…“. Tash u caktua një kohë tjetër mirëpo , sinjor Borelli i ftoi në iftarudhëheqësit e vendeve ballkanike dhe se Albin Kurti, si mysliman i madh politik nuk ka asnjë arsye ta refuzojë këtë ftesë të përbashkët. Sigurisht se gjatë marrjes së abdestit apo faljes së teravive në Bruksel , në ndonjë korridor edhe mund të takohen “ krejt rastësisht “ Albin Kurti me Vuçiqin , pa u bërë, as e madhe e as lajm i ditës. Tash , pasi kryeministri Kurti e refuzoi propozimin e Borellit , u krijuan të gjitha kushtet t’i aktivizojmë çiftelitë, sharkitë dhe tupanat dhe të folklorizojmë këtë veprim të jashtëzakonshëm në mbrojtje të shtetit dhe dinjitetit. Jemi të njohur për këtë, nuk ka mbetur kush pa u përdredhur nëpër telat e çiftelisë. Të na rrojë artistja e njohur dhe me renome ndërkombëtare, Linda Morina .
Kryeministri Kurti i ka matrrë seriozisht bisedimet me Serbinë duke e bërë një Ekip Negociatorësh, të maskuar si Ekip i Ekspertëve dhe të cilët më parë, qoftë si “ ekspertë “ apo edhe si ambasadorë 100% kanë qenë nën komandën e Hashim Thaçit. Të gjithë këta, në atë kohë janë fyer dhe janë sharë kurse tani, janë të nderuar dhe të çmuar, patriotë dhe ekspertë që do t’i qëndrojnë prapa, anash dhe, nëse e kërkon nevoja, me mendjen e tyre por edhe trupin , do t’i dalin para kryeministrit Kurti për ta mbrojtur nga të gjitha rreziqet. Këtu është joserioziteti i vlerësimit tanë për personalitete të caktuar sepse nuk i referohemi kompetencës profesionale por i përmbahemi logjikës së grigjës. Varësisht nga ogiçi , të tillë e kemi vlerësimin. Tash është në krye të proceseve Albin Kurti dhe këta që janë pjesë e grigjës negociuese janë të mirë, shumë të mirë madje edhe të mrekullueshëm. Ju kujtohet më parë se kur Albini bënte opozitë, disa që sote hyjnizojë e quanin pjellë komuniste e baballarëve Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja. Po të njëjtët sot i kanë ndryshuar krejtësisht mendimet, qëndrimet dhe vlerësimet. Lëvyrës të noterizuar! Ekipi i Ekspertëve do të konsiderohet shumë i hendikepuar nëse e mënjanon nga platforma e bisedimeve Filozofinë Kombëtare dhe Politike të shokut Rrahman Morina!
Non–paper, fluturojnë, fluturojnë, duket se ia huqin por në fund e qëllojnë: Kohëve të fundit janë shpeshtuar si shumë propozimet për zgjidhje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës në formën e non–paper, ku nuk nënshkruhet autori apo autorët por se, pa asnjë dyshim, prapa tyre qëndrojnë shtete të fuqishme politike e që nuk duan të identifikohen në këtë fazë të ndjeshme të procesit. Të gjitha këto propozime e favorizojnë Serbinë duke vënë në diskutim, qoftë drejtpërdrejtë ao në mënyrë të tërthort statusin politik të Kosovës dhe integritetin territorial të saj. Në asnjë propozim , as në milimigram nuk diskutohet për statusin politik të Serbisë dhe integritetin territorial të saj !!!! dhe, me këto propozime synohet të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme ???!!! Më heret ishte një propozim gjerman që parashihte që të konservohej gjendja ekzistuese për 20 vjet e pastaj serbët me referendum do të deklaroheshim si dhe me kend duan të jetojnë apo të bashkohen. Kjo mundësi asnjëherë nuk u ishte ofruar qytetarëve shqiptarë të Kosovës, madje në Kushtetutën e Kosovës referendumi përjashtohet si mjet demokratik për shprehje të vullnetit të shumicës. Një non–paper parasheh që Yajednica të ketë elemente konstituive shtetërore, që Kisha Ortodokse të jetë shtet mbi shtet në Kosovë dhe të përligjet një entitet politik dhe etnik i quajtur Kosova Veriore në vedn të emërtimit Veriu i Kosovës. Një tjetër non – paper parasheh që Veriu i Kosovës ta ketë statusin e Tirollit Jugor apo Alto Adixhes në Itali. Madje, një hermafrodite politike, Viola von Cramon deklarohet haptazi për këtë mundësi duke deklaruar se do të ishte një zgjidhje pozitive dhe për këtë keq- përdorë disa “ argumente “ sikur: “ Roma ka treguar bujari të madhe në Tirollin Jugor prandaj e ka eliminuar ndjenjën separatiste të qytetarëve italianë me përkatësi etnike gjermane që e përbëjnë shumicën absolute…” , dhe marrëzira tjera që na bëjnë shumë të qartë se këta non – paper, kanë autorë, kanë adresë dhe e kanë një qëllim. Teritorri i Tirolit Jugor i ka 115 komuna e jo 4 komuna sa ka në veri të Kosovës . Ndërkaq , po të sillej Serbia në raport me Kosovën, si sillet Austria me Italinë , ky propozim edhe do të mund të diskutohej. Kështu siç po shkojnë punët, kur Serbia kontrollon 100% veriun e Kosovëps dhe serbët e tjerë të Kosovës përjashtuar këtu Nenad Rashiqiin, çdo diskutim ku mund të flitej për status politik dhe territorial të Kosovës do të ishte vetëvrasje dhe zhbërje e Kosovës, në të gjitha aspektet. Bashkësia ndërkombëtare po sillet në mënyrë shumë bujare me një shtet puro kriminal siç ka qenë dhe është Serbia duke bërë përpjekje ta gjymtojnë dhe defunksionalizojnë Kosovën, në të gjitha aspektet. Pse nuk iu dhanë statusin e Tirollit Jugor shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë?! Këtas duan ta trajtojnë këtë çëshztje si rast të izoluar , vetëm për Kosovën. Po duket se këto , në një mënyrë apo tjetër duan ta imponojnë si zgjidhje përfundimtare . Nëse kryeministri Albin Kurti do të jetë në gjendje t’i përballojë këto , do të shndërrohet në një burrështetas të vërtetë dhe duhet të përkrahet nga të gjithë , pa përjashtim përkatësie politike. Por , kam një frikë se, heret a vonë do të goditemi nga ndonjë non–paper . Të gjitha zhvillimet shkojnë në atë drejtim!
Zgjedhjet në Shqipëri: Nuk kam pasur asnjë dyshim se Edi Rama do të jetë fitues i zgjedhjeve në Shqipëri për faktin se nuk ka pasur kundlrshtarë e as alternativ. Nuk ishin alternativa për Shqipërinë, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi prandaj Rama e pati shumë më lehtë. Edi Rama duhet të urohet nga të gjithë për fitoren aq më parë që në fjalimin pas fitores e që ishte i jashtëzakonshëm nuk shfaqi asnjë urrejtje, mos- durim apo nuk refuzoi bashkëpunim me askend. U tregua shumë bujar në ofertën ndaj PD –së dhe Lulzim Bashës. Lulzim Basha, në fajalimin e tij e bëri krejtësisht të kundërtën ndaj PS –së, fituese e zgjedhjeve dhe në veçanti ndaj Ramës. Kishte një fjalim acarues , hakmarrës dhe mohues ndaj çdo bashkëpunimi. Shumë qytetarë të Kosovës votuan në Shqipëri pasi kishin shtetësi shqiptare. Në rretrhana të acarimit të skajshëm midis dy poleve politike në Shqipëri, PS–së dhe PD–së, votuesit nga Kosova është dashur të tregohen më të kujdesshëm dhe më të përmbajtur. Pas bërjes publike të rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama është dashur të urohet menjëherë për fitoren, së pari nga Kosova sikur edhe nga partitë politike në Shqipëri. Edi Rama nuk ka punuar dhe nuk punon kundër Kosovës , vetëm mund ta ndihmojë Kosovën. Në Shqipëri , për dallim nga Kosova mungon kultura që fituesi i zgjedhjeve të urohet , ende pa u bërë publike rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Kosova e ka krijuar këtë kulturë dhe është shembull i mirë në rajon. Urime Edi Ramës për fitore të merituar, as Basha nuk është humbës sepse rriti votat e PD –së e që nuk mund të thuhet edhe për LSI –në që humbi shumë mandate. Ta kultivojmë frymën e bashkëpunimit e jo të konfrontimit. Këtë duhet ta bëjnë udhëheqësit institucionalë të Kosovës, në radhë të parë . Kosova e ka shumë problem pa përkrahjen politike të Shqipërisë dhe jemi me shumë fat që e kemi Shqipërinë sikur që do të ishim edhe me më shumë fat nëse edhe ne bëhemi Shqipëri. Shpreso shumë se kështë do të bëhet!