Ai ka thënë se ky ligj në objektivat e tij ka qëllim të mirë. “Ka ende shumë punë për të bërë. Ka pasur përmirësim të ambientit biznesor në Kosovë. Por ato licenca dhe leje që nuk janë të nevojshme do të hiqen dhe të mos kërkohen”, ka thënë Bllaca sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij ka pasur përparim tek indikatorët për të bërë biznes në Kosovë. Ai ka thënë se procedurat burokratike i shtojnë mundësitë për dukuritë negative. “Leja dhe licenca nuk duhet të trembin qytetarët. Një e mirë e këtij ligji parasheh heqjen e licencës”, ka theksuar Bllaca.
Sipas tij prej vitit 2011 ka pasur lëvizje pozitive në këtë drejtim. “Jemi duke punuar. Kemi gjashtë muaj kohë. Jemi në rrugë të mbarë”, ka thënë ai.
Bllaca ka përmendur rastet e shteteve fqinje se si kanë proceduar me këtë ligj. “Jemi mbrapa me proceset e integrimeve dhe duhet të ecim më shpejt drejti integrimeve për BE”, ka theksuar ai.
Sipas tij edhe pse mbahen zgjedhjet në Kosovë, administrata funksionon dhe ata nuk merren me zgjedhje dhe nuk kanë ndikim në këto procese.
Drejtori i Departamentit Ligjor i MTI-së, Rexhep Bllaca, ka bërë me dije se do të krijohet një uebafqe ku do të publikohen lejet dhe licencat dhe për këtë qytetarët nuk do të kenë nevojë më që të vizitojnë uebfaqe të tjera.