Kosova përfiton 9.4 milionë euro nga Banka Botërore për projektin për energji

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim [pjesë e Bankës Botërore] kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milion euro.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme. Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Ky grant është va​zhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2,785,000 dollarë amerikan.

Të ngjashme