Vendi ynë, gjatë dy ditëve në fundjavë, do të jetë nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore, paralajmëron Instituti Meteorologjik i Kosovës (IMK).
Sipas parashikimeve, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Vlerat minimale të temperaturave të ajrit do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 31-34 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të jetë në vlerat e normales me periudha në ngritje. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.