Kosova ka qenë pjesë në mesin e 26 shteteve të Evropës në kuadër të EUROPOL, nga 13 deri më 18 nëntor të këtij viti, ku janë shënjestruar trafikimi i armëve, drogës, trafikimi me migrantë e qenie njerëzore.
Operacioni u drejtua nga një qendër koordinuese ndërkombëtare në Shkup. Morën pjesë mbi 22 mijë policë.
“Në total u iniciuan 163 raste të hetimeve, u kontrolluan 288 mijë e 774 entitete, prej tyre 215 mijë e 273 persona dhe 67 mijë e 277 vetura. Po ashtu u kontrolluan 5225 pako postare”, thuhet nga EUROPOL.
Në total u sekuestruan 310 armë, 20 mijë e 206 copë municion. Po ashtu u kapën 626 kilogramë kokainë, gati 300 kg kanabis, heroin dhe bimë të marihuanës.
“Këto hetime u bënë në gjuhën zyrtare të vendeve nga policët nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina. Zyrtarët kryen aksione në mënyrë të sinkronizuar, ku veprimet operacionale koordinoheshin nga Qendra e Koordinimit në Shkup”, thuhet tutje.