Kosova pjesëmarrëse në konferencën më të madhe të teknologjisë

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ekipi kosovar nga fusha e ICT-së, po merr pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 70 mijë pjesëmarrës.

“Afro 160 shtete, më shumë se 70 mijë pjesëmarrës. Në mesin e tyre është edhe ekipi kosovar i përbërë nga çika e djem tanë nga fusha e ICT-së, me të cilët po marrim pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë. Eksperiencë fantastike e rrjetëzimit të ndërmarrësve, liderëve dhe entuziastëve të teknologjisë nga e gjithë bota”, thuhet në postimin e Osmanit.

Teksa në përfundim, presidentja ka vlerësuar se e ardhmja e teknologjisë tani është më e ndritshme se kurrë më parë.

Kujtojmë se Osmani të martën ka udhëtuar për vizitë pune në Portugali.

Ndërsa sot ka takuar presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa./teve1.info/.

Të ngjashme