Kosova pjesëmarrëse në Lojërat Paralimpike Botërore, Emini: Jemi para një momenti historik

Prishtinë | 12 Kor 2024 | 12:31 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëmarrja e Kosovës në Paris si debutuese në Lojërat Paralimpike Botërore që do të mbahen në Paris nga personat me aftësi të kufizuara u konsiderua triumf historik për vendin, raporton Ekonomia Online. 

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, (KPK), Njomza Emini, tha se ky sukses i Kosovës sot ka qenë ëndërr e kamotshme.

“Sot ndodhemi para një momenti historik që po realizon ëndrrën e kamotshme. Ky është një moment që nuk shënon vetëm një moment, rrugëtimi këtu fal partnerëve po bëhet e mundur, një ëndërr po realizohet”, tha Emini.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, tha se pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është arritje historike dhe moment krenarie.

“Pjesëmarrja jonë për herë të parë në lojërat paralimpike është një arritje historike dhe një moment krenarie, moment i qartë e dëshmisë së punës që është bërë për të arritur këtë sukses. Ne do jemi gjithmonë mbështetës, do sigurohemi që të gjithë të jemi të barabartë të krijojmë një mundësi gjithëpërfshirëse”, tha Rexhepi.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se Franca qëndron pranë Kosovës dhe të gjitha komuniteteve.

“Viti 2024 është më rëndësi jo vetëm për Kosovën por për të gjithë sportistët, mbajtja e këtyre lojërave  nuk janë vetëm dy data simbole të lirisë e vëllazërisë siç themi në moton tonë kombëtare. Hapja e lojërave përbën një kohezion kombëtar të gjithëpërfshirjes. Që nga fillimi i këtyre lojërave komitetet janë të ndërlidhura është një tregim që ndahet në dy kapituj ne mënyrë spektakolare psh. Kulla e Eiffelit, për ata që kanë dëmtim në të parë, pengesa në të ecur të gjithë ata sportistë në kuadër të lojërave do të jen simbol i komitetit. Mundësi e mirë që do ta ndajmë me Kosovën, Franca qëndron pranë Kosovës dhe të gjitha komuniteteve, shpresoj se delegacioni i Kosovës të marrë kujtimet më të mira nga Franca”, tha ai.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha se ekipi i Kosovës në këto lojëra do të jetë model i së ardhmes për atletët në botë

“Ditë historike dua t’iu uroj ju por edhe zonjën Emini. Si ambasador i Turqisë dua t’iu përkrahë në një pjesë të trajnimit në Izmir të Turqisë, sporti nuk ka kufi dhe nuk duhet të ketë kufi. Këto vlera përfaqësohen edhe nga Kosova sepse Kosova sjell shumë kultura në një ombrellë të vetme. Jam i sigurt se ekipi i Kosovës do të jetë model për të ardhmen tek atletët e botës”, tha ai.

Të ngjashme