Anashkalimi i Kosovës, i shoqëruar me mesazhet nga vizitat e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Scholtz në Serbi, është një sinjal i keq për ne. Me sanksionet evropiane ende në fuqi, ne po paguajmë një kosto të lartë për eksperimentet politike dhe diplomatike të qeverisë aktuale.
Mos harroni, përderisa Serbia po i thellon raportet e saj bilaterale me shumë shtete të BE-së, lidershipi ynë operon në një realitet virtual dhe pa vizion të forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Thellimi i tyre nuk ndodh pa pasoja dhe efekte negative kundër Kosovës. Ndërkohë, Kosova po portretizohet si një vend në krizë. Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht!
Duhet një strategji e qartë për të forcuar pozicionin tonë diplomatik dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme. Pa këtë angazhim, rrezikojmë të mbetemi periferikë në zhvillimet rajonale. Koha për veprim po ikën shpejt: ishte dje, është tani!