Hiç më pak se vendi i parë!
Kështu renditet Kosova e Dyseldorfit në Landesligan gjermane, me synime të qarta për t’u ngritur në nivel më të lartë.
Fitorja 1-4 në fushën e Amern, e ktheu ekipin e shqiptarëve në krye të tabelës.
Ky klub i cili u formua nga mërgata shqiptare, vazhdon që pikërisht me mbështetjen e tyre të funksionojë dhe të rritet vit për vit.
E diela e 8 dhjetorit është dita kur ekipi që po bën krenarë shqiptarët gjithandej, është nikoqir i skuadrës SC Velbert, andaj me mbështetjen e shumë bashkombasëve shqiptarë, synohet fitorja e radhës dhe forcimi i pozitës udhëheqëse.
Kjo ndeshje zhvillohet në “Am Wald 130, 40599 Düsseldorf” dhe fillon nga ora 15:00!