Shumë durove, moj xhan!
- Në çerdhe të shtetit, nuk mund ta regjistrosh fëmiun – pa të njofshëm;
- Nuk mund të ulesh në bankën e parë të klasës nëse nuk je simpatik dhe fëmijë i prindërve të pasur;
- Nuk merr bursë; nuk përkrahesh, nuk mund të gjesh punë pa të njofshëm;
- Fondin e kuadrove në Institucione e kanë hëngër gjithmonë vetëm grupi i hajnave, i zyrtarëve më të paditur në Institucione.
Kuadri më i zhvilluar në Kosovë është kuadri i hajnave.
- Nuk mund të bëhesh polic pa të njofshëm.
Nuk mund të bëhesh ushtar pa të njofshëm.
- Shqiptarët i kanë korruptuar edhe ambasadat e huaja.
Edhe vizat turistike kur i japin: nëse ke të njofshëm – ta japin vizën për 1 vit – nëse nuk ke, ta japin – për 3 ditë.
- Bashkëpunëtorët e Serbisë dhe tash fëmijët e tyre, qe 23 vite i kanë zënë pozitat më të larta në Institucione.
Liria dhe pavarësia e shqiptarëve është kthyer në rishqyrtim.
- Shiko vendlindjen tënde, Komandant.
Presidentja i punëson anëtarët e saj të familjes dhe gjithmonë kur vjen ‘festa e flijimit’ e përmend emrin tënd.
E shfrytëzojnë emrin tënd: për pare, për famë, për karrierë.
Veç një njeri i pamoralshëm e përdorë fotografinë e fëmijëve t’u për reklamë dhe rehabilitim.
- Ata jetojnë në lagje luksoze.
E shtëpinë e fëmijëve t’u e kanë lënë të rrënohet, me shpresë se zhduken gjurmët e fatit tënd të dhimbshëm,
Ti Komandanti i bukur, Komandanti Trim, Komandanti i vetmuar.
- Mos u ço.
Në çohesh e sheh Albin Kurtin që i buzëqesh ëmbël ish ministrit të Millosheviçit dhe për ndarjen e Kosovës merret vesh me të, pa kërkuar falje Serbia – së paku për fëmijët e vrarë.
- Idealet i quan taktika.
Albin Kurti.
Bindjet politike i quan taktika.
I ndryshon idelaet si çorapet dhe thotë se sherri i pavarësisë së ‘keqe’ të Kosovës i ka ndryshuar planet e mira që i ka pasur për Kosovën.
Është njeri i keq, Komandant.
- Mbyllja derën e varrit.
Është mashtrues:
- mbyllja dritaren e varrit.
Para serbëve nuk i jep përparësi gjuhës shqipe:
serbët me të flasin serbisht – ky serbëve u flet serbisht.
Burgu i Albin Kurtit tash u bë burg i shqiptarëve.
Jeton vetëm në një shtëpi tre katëshe – të portokalltë.
- Dje, Komandant
një i moshuar, në një dyqan të madh, i peshoi dy karrote të vogla.
U mërzita shumë.
Deshta t’ia paguaj – por u frikësova mos ia lëndoj burrërinë.
Dje Komandant, një grua e moshuar, i harxhoi 70 euro në ilaçe.
U mërzita shumë.
Nga pensioni i tepruan edhe 30 euro për ushqim në muaj.
- Ne po vuajmë, Komandant i Lirisë sonë.
Ne sot nuk e kemi asnjë komandant të vuajtjes sonë.
Na kanë ndarë, në shqiptarë të Albin Kurtit dhe në antishqiptarë.
Ty të duan shumë sepse mendojnë se je i vdekur, anipse thonë ‘Je gjallë’!
Na kanë varfëruar.
Albin Kurti e ka zhdukur klasën e mesme.
Derisa ne jemi varfëruar, ministrat e tij janë trashur.
S’e ke parë ministrin e Financave – barkun si thi.
- Kosova po zbrazet nga shqiptarët, Komandant!
Në Kosovë na presin varret.
Kosova po bëhet varr i shqiptarëve.
- Pa e parë se si sillet rrugëve në panik me xhipat e zi e me trupëroje.
Po i duket vetja bukurosh.
E ka një ushtri personale paramilitarësh që i paguan ta vrasin mendimin e lirë të shqiptarëve.
Jam e sigurt se janë të gatshëm të na vrasin edhe fizikisht për të.
- Drejtësia është notere e krimit.
Ende, asnjëherë, në asnjë rast, Drejtësia nuk u vë në vend!
- Shqiptarët janë mërzitur shumë.
Aq shumë sa po e lakmojnë vdekjen…
Dhjetëra ushtarë të lënë në harresë e në mjerim e kanë vrarë veten…
Ata që nuk e kanë vrarë veten, Albin Kurti me ministrin e tij (me bark),
nuk pranon t’i përfshijë në ligjin e pagave – për të mos i institucionaliziar.
Lufta e pushtetit shqiptar kundër UÇK-së – vazhdon…
P.S. Institucionet e Kosovës, prej çerdhes e deri te Gjykata janë të korruptuara, përveç në BB, aty kemi ymyd të fitojë më i miri.