Kosova shquhet për kapacitetin e saj të lëndëve të djegies dhe prodhimin e saj të energjisë elektrike, mirëpo ende nuk e ka zgjidhur problemin e energjisë.
Për të treguar përvojat e tyre botërore për potencialin e energjisë në Kosovë ka ardhur kompania “Mitsubishi Hitachi Power Systems Europe”, e cila në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) do të kontribuojnë në zhvillimin e potencialit energjetikë në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomie të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tregoi që ky është takimi i parë i këtij lloji, dhe se sipas tij, Kosova është e fokusuar në ekonomi, edukim dhe energji.
“Kjo është hera e parë që kam kësi lloj takime. Këtu para nesh janë bërthama e elektro-energjetikës. Kapacitetet e reja bëjnë që objektivat e Kosovës të jenë të fokusuara në katër E: Evropa, Ekonomia, Edukimi dhe Energjia”, tha Gërxhaliu.
Drejtori për teknologji i MHPSE, Jorg Boëe, tha së është në dijeni për stabilitetin e energjisë që ka Kosova, gjithashtu ai tregoi që po ndjekin fokusin për termocentralin “Kosovës A” dhe “Kosova B”.
“Kompania jonë është në dijeni për stabilitetin e energjisë të këtij vendi, ne po ndjekim fokusin për ‘Kosovën A’ dhe ‘Kosovën B’. Me angazhimin e MHPSE-së do të kryhen projekte të mëdha, të cilat do të prekin fuqinë punëtore lokale në mënyrë që ata t’i angazhojmë që të zhvillojnë projektet dhe punët e tyre”, tha gjatë fjalimit të tij Boëe.
Kjo kompani në Kosovë ka Strategji të Energjisë dhe që termocentrali “Kosova B” të punojë në favor të ambientit.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se Kosova pavarësisht që është e interesuar të krijojë energji të mjaftueshme, tregoi që qeveria ende nuk e ka zgjedhur problemin e energjetikës.
“Para nesh po na prezantohet një teknologji e sofistikuar për neve kjo është e rëndësishme, sepse Kosova flenë mbi thëngjill edhe sot e kësaj ditë nuk e kemi zgjidhur problemin e energjisë elektrike…”, shtoi Bajrami.