Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se ka pranuar disa autoblinda të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë blerë në bazë të planit bilateral të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Zëdhënësja e ministrisë, Liridona Gashi, tha se procesi është ende në vazhdim dhe pritet të pranohen edhe mjete të tjera deri në përfundim të aktivitetit të blerjeve.
“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve. Këto janë informacionet të cilat mund të ndajmë me publikun në këtë fazë.”