Standardi i jetesës dhe papunësia me 81 përqind të votave të të anketuarve, si dhe korrupsioni dhe krimi me 78 për qind, janë problemet më të rëndësishme që aktualisht përballet Serbia.
Kështu thuhet në një anketë të realizuar nga gazeta serbe “Politika” dhe agjencia “Faktor Plus”.
Sipas anketës, Kosova me 55 për qind është identifikuar si problem tjetër më i rëndësishëm që përballet Serbia, transmeton Klan Kosova.
Integrimi në BE u pasua me 33 për qind dhe 25 për qind në shëndetësi dhe lindje.
Situata në Kosovë kishte ndikim më të fortë në 2018 për 43 përqind të të anketuarve.
Sipas anketës, e cila u zhvillua nga 17 deri më 26 dhjetor në një mostër prej 1.250 të anketuarve, qytetarët janë më së shumti të bindur se Beogradi nuk do të pajtohet që Kosova të fitojë një vend në OKB (58 për qind), ndërsa një përqindje e ngjashme (56 për qind) besojnë se është aktualisht zgjidhja më e mirë për problemin e Kosovës është “konflikti i ngrirë”.
Kur u pyetën nëse mendojnë se Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, 48 për qind janë përgjigjur “jo”, 36 “po”, ndërsa 16 për qind nuk e dinë ose nuk kanë asnjë mendim, transmeton Klan Kosova.