Kosova publikon listën për ndeshjet e shtatorit, ftohet Leon Avdullahu

Prishtinë | 29 Gus 2025 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator të vlefshme për kualifikimiet në Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” do të përballen me Zvicrën në udhëtim më 5 shtator, kurse tri ditë më vonë e presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për herë të parë është ftuar Leon Avdullahu, ndërsa vërehet mungesa e Milot Rashicës.

Të ngjashme