Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve për të ecur vetëm gjatë natës

Prishtinë | 27 Sht 2024 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Teksa Kosova është renditur e 12-ta në këtë listë, pjesë e listës janë edhe edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, raporton gazeta online Reporteri.net.

87% e qytetarëve të anketuar në Kosovë raportuan se ndihen të sigurt në qytetin e tyre, një tregues pozitiv për nivelin e sigurisë në vend.

Të ngjashme