Kosova renditet e fundit në Ballkan për lirinë e shtypit, Koci e quan raportin të padrejtë

Prishtinë | 03 Maj 2025 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kosova është renditur e 99-ta në mesin e 180 shteteve në Indeksin Botëror për Lirinë e Shtypit për vitin 2025, publikuar nga Reporterët pa Kufij.

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj këtij renditje, duke e quajtur të padrejtë dhe pjesë të një “lufte speciale kundër Kosovës”.

Sipas tij, është e pakuptimtë që Serbia të renditet më mirë se Kosova, në një shtet ku “mediat i shërbejnë pushtetit, kritikët heshtën, e gazetarët kërcënohen”.

Koci ka akuzuar Reporterët pa Kufij se mbështeten në burime të njëanshme e të manipuluara dhe ka shtuar se organizata ka “zero kredibilitet” përderisa nuk dihet se kush i përfaqëson vërtetë zërat nga Kosova në këtë raport.

Të ngjashme