Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin 2025.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
“Po, Kosova do të jetë sërish nikoqire e Defender Europe, që do të organizohet në vitin 2025″, tha ai shkurtimisht.
Ndryshe, edhe të enjten zëvendësministri, Shemsi Syla ka thënë se ushtria e Kosovës në vitin 2025 do të jetë pjesë e “Defender”.
“Në 2025 do jemi pjesë e “Defenderit”, kemi filluar kontaktet, planet dhe përgaditjet”, ka thënë ai shkurtimisht për Front Online.