Kombëtarja e Kosovës në garat e FIBA Europe Cup 3×3 ka shënuar fitore historike kundër Andorrës, pasi kjo është e para në këtë lloj garash.
Kosova arriti që të triumfonte kundër Andorrës, me rezultatin 21:6, shkruan lajmi.net.
Kosova më herët kishte debutuar në FIBA 3×3, në ndeshjen kundër Sllovenisë, ndeshje në të cilën u dominua nga kombëtarja që renditet treta në ranglistën e FIBA.
Gjithsesi, djelmoshat nga Kosova arritën që të kthehen fuqishëm në ndeshjen e tyre të dytë, për të dominuar kombëtaren e Andorrës, shkruan lajmi.net.
Arti Hajdari ishte më i dalluari në ndeshjen kundër Andorrës, duke prirë skuadrën kosovare drejt fitores.
Paraqitje të mirë pati edhe Mehmeti, kurse Berisha ishte diçka më i mirë sesa në ndeshjen e parë.
Për fat të keq, Sahiti nuk arriti të kthehej në element as kundër Andorrës, gjithsesi, është fitorja ajo që ka rëndësi.
Kjo ishte ndeshja e dytë dhe e fundit e Kosovës në këto gara, pasi vetëm fituesi i grupit (Sllovenia) luan në fazën tjetër.