Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro dhe atë nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini, kanë nënshkruar një memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët.
Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Aliu, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se kjo ka për qëllim t’i jepet më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë.
“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë”, ka shkruar ai.