Kosova s’lëviz vendi, Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s
FIFA e ka publikuar sot listën e re të Kombëtareve.
Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur vendi në renditjen e muajit mars.
“Dardanët” e shohin veten në vendin e 102-të me 1205 pikë, njëjtë si në ranglistën e muajit të kaluar.
Siç dihet, Verdhekaltrit i zhvilluan dy ndeshje miqësore në muajin që shkoi, kur fituan ndaj Armenisë 1:0 dhe u mposhtën nga Hungaria 0:2.
Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare pësoi rënie për dy pozita në renditjen e FIFA-s.
Kuqezinjtë i pësuan dy humbje në miqësoret e marsit, 0:3 nga Kili dhe 0:1 nga Suedia.
“Shqiponjat” e shohin veten në vendin e 66-të, në krahasim me atë të 64-t ku ishin në muajin e kaluar, me 1375 pikë.